UBT News

Nesër vendoset për lokacionin e shtatores së Anton Çettës

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e nesërme do të marrë vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës. Këtë e ka konfirmuar ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila u shpreh se me këtë shtatore nderohet figura e tij.

“Muajit të Anton Çettës i shtohet një vendim i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës. Kuvendi Komunal i Prishtinës, nesër në mbledhjen që do të mbahet nga ora 10:00, do të marr vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së profesor Anton Çettës.Me këtë shtatore do t’i bëjmë nderë figurës së shquar të një njeriu të madh, familjes së tij por dhe vetvetes si bartës e përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Kosovës”, shkroi Dumoshi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version