KEDS përmes nje komunikate për media, njofton që më datë 27 maj nga ora 09:00 deri në 18:00, një pjesë e kryeqytetit do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për shkak të punimeve të cilat janë duke i zhvilluar në rrjetin elektrik.
Zonat që do të afektohen nga këto punime janë: Velania, Rr.Norbert Jokl, Rezervoari, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati (një pjesë), një pjesë e rrugës Enver Maloku, një pjesë e rrugës Armend Daci, një pjesë e banesave të vjetra, një pjesë e rrugës Afrim Zhitia, Kolegji Pjetër Budi, Bregu i Diellit – Zona lindje, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr.Holger Petersen, Rr.Ernest Koliqi dhe Nr.5 Kodra e Diellit (një pjesë).
Këto punime janë në kuadër të mega projektit investiv, i cili ka filluar vitin e kaluar dhe që parasheh krijimin e një infrastrukure të re energjetike për Kryeqytetin.
Përmes këtij investimi, që kap shifrën prej 16 milionë euro, KEDS po mundëson rritjen e kapaciteteve të linjave ekzistuese duke i shndërruar nga 10 kV në 20 kV dhe po bën krijimin e linjave alternative në daljet e nënstacioneve kryesore, nga të cilat do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë.