UBT News

Nesër ndeshje interesante, Drita përballë Llapi

Nesër me fillim nga ora 13:00, zhvillohet ndeshja e mbetur e gjiros së parë, në Superligën e Kosovës, ajo në mes Dritës dhe Llapit.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, të dy skuadrat do futen për të fituar këtë takim, pas fitoreve që korrën në gjiron e fundit, me Llapin i cili është këndellur dhe Dritën që me fitoren e saj ndaj Gjilanit në minutat e fundit, bëri që trajneri i Gjilanit të jap dorëheqje.

Drita ka pesë pikë më pak se Ballkani, e cila e mposhti Arbërinë e Lipjanit 2 me 1, e që skuadra gjilanase duhet të fitojë në rast se dëshiron të vazhdojë garën për t’u shpallur kampion i Superligës së Kosovës.

E Llapi dëshiron të largohet nga zona e rrezikut, në mënyrë që të mos bie nga Superliga e Kosovës, pas shumë investimeve dhe ndryshimeve në skuadrën e saj./UBTNews

Exit mobile version