Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nesër, më 11 shkurt 2022, në ora 10:00, në Hotel “Swiss Diamond”, do të mbahet Konferenca Vjetore e Prokurorëve.
Konferenca do të organizohet në mënyrë fizike dhe virtuale. Numri i pjesëmarrësve në Konferencë, të cilët do të jenë të pranishëm fizikisht është i kufizuar për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të jenë të kyçur virtualisht nëpërmjet platformës “Zoom”.
Konferenca do ta hapët me fjalimin e Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, për të vazhduar tutje me fjalimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, Ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Shefit të Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Pas pjesës së parë të fjalimeve, Konferenca do të vazhdojë me pjesën e dytë, në të cilën do të mbahen pesë prezantime me tema të ndryshme, siç edhe është paraparë me agjendë./UBTNEWS