Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022. Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim me filmin “Zgjoi”.
Me këtë rast aktorja Yllka Gashi, e cila shfaqet në rolin e Fahrije Hotit në film, ka kërkuar që sa më shumë të shpërndahet fotografia e filmit në rrjete sociale.
“Zgjoi” paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre./UBTNews