Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se aplikimi për ndihmën financiare për të prekurit me COVID-19 fillon nesër.
Ahmeti njoftoi se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshirë edhe aplikacionin.
“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër. Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, thuhet në shkrimin e Ahmetit./UBTNews