UBT News

Loriana Kuka do të garojë nesër në Lojërat Olimpike

Sot ishte ditë pushimi për ekipin olimpik të Kosovës në “Tokyo 2020”, por nesër do të garojë xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, do të garojë në kategorinë -78 kg.

Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00.

Loriana Kuka mund t’ia sjellë Kosovës një medalje të tretë, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar Medalje të Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Exit mobile version