Nëse nuk e keni parë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon duke ekzekutuar një goditje këndi, atëherë ju nuk duhet ta humbisni këtë moment!
52-vjeçari i ka lënë fansat të habitur me teknikën e tij të futbollit, me një video që shfaqet duke ekzekutuar një goditje këndi.
Në atë që duket të jetë një ndeshje bamirësie, presidenti i FIFA-s mund të shihet duke bërë një goditje këndi, ku videoja e tregon atë duke ulur topin përpara se të bëjë disa hapa prapa. Ai shikon topin dhe pastaj shikon lart, duke shpresuar të zgjedhë një shok skuadre.
Infantino, me shiritin e kapitenit, vrapon në mënyrë të pahijshme drejt topit dhe e gjuan direkt jashtë lojës.
Momentin në fjalë e gjeni më poshtë.