Juventusi po e kërkon me ngulm transferimin e Manuel Locatellit nga Sassuolo në këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që raporton Daily Sport, Zonja e Vjetër është larg me shumën që kërkon rivali nga Serie A dhe po shikon tani një tjetër opsion.
Kështu, ish-kampioni i ligës italiane raportohet se po tenton transferimin e Tiemoue Bakayokos nga Chelsea.
Mesfushori francez nuk është në planet e The Blues për disa sezone, duke qenë i huazuar te Milani, Monaco dhe së fundmi te Napoli.
Juventusi po shpreson që të transferojë Bakayokon nga Chelsea në këtë afat për një shumë rreth 15 milionë euro.
Skuadra londineze kishte paguar mbi 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij nga Monacos, mirëpo kishte dështuar të tregonte vetën.