Nëntë lojtarë të skuadrës së Chelseat përballen me një të ardhme të paqartë dhe mund të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë.
Chelsea bëri përforcime të shumta në skuadër gjatë merkatos dimërore, ku investimi në lojtarë vetëm në muajin janar e kap shifrën e 364 milionë eurove.
Ndërkaq, në mënyrë që të siguroj ende transferime të reja në skuadër, Chelseat do t’i duhet që të largojë disa nga lojtarët e skuadrës aktuale.
Siç bëhet e ditur nga “ESPN”, Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe Pierre-Emerick Aubameyang pritet të largohen gjatë verës.
Po ashtu, treshes pritet t’i bashkohen edhe sulmuesi belg, Romelu Lukaku i cili është i huazuar te skuadra e Interit.
Sikurse lojtarët e lartpërmendur, edhe Kalidou Koulibaly, Callum Hudson-Odo, Mate Kovacic, Mason Mount dhe N’Golo Kante përballen me faktin se nuk kanë një të ardhme të sigurt në “Stamford Bridge”.