Ekipi kosovar i xhudos është duke marrë pjesë në Kampin Olimpik të xhudos që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.
Ajka e xhudistëve nga e mbarë bota janë pjesëmarrës në këtë Kamp Olimpik, ndërsa ekipi ynë përbëhet nga nëntë xhudistë si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Dardan Cena, Shpati Zekaj, Anes Veseli, Rios Kuka, Fatjona Kasapi.
Në këtë Kamp Olimpik po zhvillohen përgatitjet para sfidave të radhës që po i presin garuesit tanë si Grand Slami i Kazakistanit që zhvillohet këtë javë, e gara e madhe e IJF Masters që mbahet për më pak se dy muaj.
Përveç ekipit elitar, pjesëmarrës në këtë Kamp Olimpik janë edhe grupmosha e kadetëve të cilët po përgatiten për Kampionatin Evropian për Kadet që mbahet javën tjetër, pastaj EYOF në muajin e ardhshëm.
Së bashku me garuesit, në Poreç gjenden edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja e ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.