UEFA ka konfirmuar se nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon jashtë shtatëshes së parë në Serie-A, do të ketë nëntë skuadra italiane në Evropë sezonin e ardhshëm.
Kishte një konfuzion të vërtetë për situatën, pasi gjërat u bënë të paqarta nga Italia që fitoi një vend shtesë në Ligën e Kampionëve për shkak të kryesimit të renditjes për konkurrencën e klubeve.
Nëse Fiorentina fiton finalen e Ligës së Konferencës kundër Olympiakosit më 29 maj, atëherë automatikisht do të kualifikohet në Ligën e Evropës.
Drejtori i UEFA-s, Giorgio Marchetti ka thënë të dielën në mbrëmje se nëse Viola e ngre trofeun dhe përfundon në vendin e tetë në Serie A, atëherë vendi i Ligës së Konferencës do t’i shkojë ekipit të nëntë.
Kjo do të jetë ose Torino ose Napoli, duke shkuar në raundin e fundit të sezonit.
Kjo do të thotë se nëntë skuadrat më të mira në Serie A do të kualifikohen të gjitha për turnetë e UEFA-s, pasi pesë më të mirat (ose gjashtë, në varësi të Atalantës) hyjnë në Ligën e Kampionëve, e gjashta, e shtata dhe Fiorentina hyn në Europa League, pastaj e nënta në Ligën e Konferencave.