UBT News

Nëntë klube licencohen për garat evropiane, Prishtina jo

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur klubet të cilat janë licencuar për garat evropiane të sezonit të ardhshëm.

Dhjetë klube kanë aplikuar për licencim nga Superliga e Kosovës në kategorinë e meshkujve, ndërsa dy klube kanë aplikuar nga Superliga e Kosovës e femrave.

Nga 12 klube gjithsej që e kanë nisur procesin e licencimit, nëntë prej tyre janë licencuar, kurse tre aplikime janë refuzuar.

Më poshtë i gjeni klubet e licencuara.

Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva, Trepça ’89, KFF Mitrovica, KFF EP Hajvalia

Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave për edicionin 2023/24 janë:

Prishtina, Ferizaj dhe Drenica.

Exit mobile version