UBT News

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për kurse në teknologji informative

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.5 – trajnimi dhe punësimi në TI i Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në bazë të këtij memorandumi të bashkëpunimit, maturantëve të shkollave të mesme do t’u ndahen 2.000 kuponë me vlerë deri në 600 euro për të ndjekur kurse të teknologjisë informative. Kriter kryesor për përfitim nga kjo masë do të jetë suksesi i lartë i nxënësit i treguar përgjatë studimeve.

Kjo nismë vjen si rezultat i kërkesës së tregut për profesionistë të fushës së Teknologjisë Informative, që po rritet paralelisht me zhvillimin e hovshëm e të vazhdueshëm teknologjik. 

Exit mobile version