UBT News

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Atashetë Kulturorë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Atashetë Kulturorë.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, me anë të këtij memorandumi, do të ngritet shkalla e shërbimit për ngritje nivelit të diplomacisë në nivel kulturor.

Kurse ministrja Dumoshi vlerësoi se me emërimin e atasheve kulturorë, kultura e vendit do të përçohet në gjitha vendet përmes formave të ndryshme. Emërimi i Atasheve Kulturorë do të fillojë në vitin 2021.

Exit mobile version