Federata e Hendbollit të Kosovës ka arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të këtij sporti.
Të enjten mbrëma në Austri është nënshkruar Master Plani me Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).
Ky plan është i vlefshëm për tre vjet dhe synon kryesisht shtrirjen e hendbollit nëpër shkolla, gjë që pritet të ndikojë në rritjen e numrit të fëmijëve dhe lojtarëve të rinj që merren me këtë sport.
Marrëveshja u nënshkrua në prag të Kongresit Zgjedhor të EHF-së, i cili po mbahet sot dhe nesër në Andau të Austrisë./S.K/KP/