Aktori kosovar Çun Lajçi ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj, e cila u varros dje.
Aktori ka shkruar disa vargje për vdekjen e saj, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
Nanë, a duhet heshtë
(Marigonë O)
M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
por s’treguen ç’asht dashnia
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja
Nanë
Gjithçka më mësove
por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove.