Mjekët thanë se ajo mund të kishte vdekur brenda disa ditësh, sepse ajo funksionoi me “gjysmë mushkëri”.
Për fat të mirë për nënën e Selena Gomez, Mandy Teefey, beteja e saj me COVID-19 dhe pneumoninë e dyfishtë nuk përfundoi në tragjedi, pavarësisht se përjetoi momente të frikshme.
Gjatë fotosesionit të saj të fundit në revistën Entrepreneur së bashku me vajzën e saj, Teefey pothuajse humbi vetëdijen për shkak të dëmtimit afatgjatë që pësuan mushkëritë e saj nga virusi.
Sipas botimit, Mandy u infektua ndërsa shërohej nga pneumonia e dyfishtë dhe ajo duhej të dërgohej me urgjencë në spital. Mjekët thanë se ajo mund të kishte vdekur brenda disa ditësh, sepse ajo funksiononte me “gjysmë mushkëri”.
“Pothuajse më ra të fikët duke bërë xhirimet”, tha ajo për People Magazine. “Miqtë dhe të dashurit e mi rreth meje më ndihmuan ta kaloja atë”.
Mandy shpjegoi gjithashtu se ajo u infektua me virusin vdekjeprurës përpara se të merrte vaksinën.
Ajo tregoi se mjekët e saj e pyetën pse ajo nuk e kishte marrë vaksinën. “Spitali i parë ishte goxha i çuditshëm. Më pyetën “Pse nuk e morët vaksinën?” tha ajo, teksa tregoi se nuk mund të merrte frymë ato momente.
45-vjeçarja nga Teksasi tha se mjekët nuk mund ta kuptonin se si po merrte frymë me gjendjen e saj. “Ata thanë se nëse trupi im nuk do të përgjigjej aq shpejt sa ishte përgjigjur, kisha vetëm dy ditë për të jetuar”, zbuloi ajo.
Mjekët i dhanë antibiotikë dhe i treguan Mandy-t disa ushtrime të frymëmarrjes, të cilat përfundimisht e ndihmuan të përmirësohej./UBTNews/