Nëna e spanjollit, Luis Rubiales, është mbyllur brenda një kishe dhe ka hyrë në grevë urie në mbështetje të djalit të saj.
Angeles Bejar kërkoi t’i jepet fund ‘trajtimit çnjerëzor ndaj djalit të saj’ pasi puthi në buzë lojtaren spanjolle Jenni Hermoso pas triumfit të tyre në Kupën e Botës për femra .
Rubiales refuzoi të tërhiqej nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, por është pezulluar përkohësisht nga organi qeverisës i futbollit botëror FIFA, përcjellë KosovaPress.
Bejar është mbyllur në kishën Divina Pastora në Motril, në lindje të Malaga-s në Spanjën jugore dhe ka nisur një grevë urie ‘të pacaktuar, ditë e natë’ derisa ‘drejtësia të vendoset’.
Bejar kërkoi që Hermoso të tregojë të vërtetën pasi lojtarja këmbënguli se puthja nuk ishte konsensuale, ndryshe nga ana e Rubiales.