Gigi Hadid dhe Zayn Malik thuhet se janë ndarë pasi nëna e modeles Yolanda pretendoi se këngëtari e kishte ‘goditur’ atë gjatë një argumenti, transmeton UBT News.
“Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë, ata janë të dy prindër të mirë”, zbuloi një burim për revistën People. “Yolanda sigurisht që është shumë protektive ndaj Gigi-t. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj”.
Sipas TMZ, Yolanda pretendon se ajo u ‘godit’ nga Zayn gjatë një sherri që ndodhi ‘diku javën e kaluar’, ndërsa Zayn pretendon se incidenti nuk përfshinte asgjë më shumë se një shkëmbim ‘fjalësh të ashpra’ dhe kishte ndodhur ‘disa javë më parë’.
Malik u përmbajt nga emri i Yolandës në postimin e tij në Twitter duke e quajtur atë “një anëtare e familjes së partneres sime” duke shprehur shqetësimin se si akuzat publike mund të ndikojnë në vajzën e tij në të ardhmen.
Në postimin e tij të gjatë në Twitter, Zayn e përshkroi veten si një “person privat” dhe shprehu shqetësim të qartë për “çështjet private familjare” që “hedhën në publik”.
“Siç e dini të gjithë unë jam një person privat dhe dua shumë të krijoj një hapësirë të sigurt dhe private për vajzën time gjatë rritjes. Një vend ku çështjet private familjare nuk hidhen në skenën botërore ku të gjithë mund të ngacmojnë”, filloi deklarata e tij.
“Në përpjekje për të mbrojtur atë hapësirë për të, unë pranova të mos i kontestoja pretendimet që lindën nga një debat që pata me një anëtare të familjes së partneres sime, e cila hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ime ishte larg disa javë më parë”.
“Kjo ishte dhe duhet të jetë ende një çështje private, por duket se tani për tani ka përçarje dhe pavarësisht përpjekjeve të mia për të na rikthyer në një mjedis familjar paqësor që do të më lejojë të rrisim bashkë vajzën time në mënyrën që ajo e meriton, [çështja] është ‘hedhur’ në shtyp”, theksoi ai.
Ai shtoi: “Unë po shpresoj pra që të gjithë të përfshirët në argumentin me fjalë të ashpra të qetësohen dhe më e rëndësishmja, unë mbetem vigjilent për të mbrojtur Khai-n dhe për t’i dhënë asaj privatësinë që i nevojitet”.
Zayn kishte blerë një shtëpi jo larg vendit ku banon Yolanda, ku ai dhe Gigi qëndrojnë shumicën e kohës./UBTNews/