UBT News

Nëna e Lopez e ‘emocionuar’ për romancën e të bijës me Affleck

Guadalupe Rodriguez thuhet se i ka dhënë vulën e aprovimit J.Lo për rilidhjen me aktorin Ben Affleck, pasi këngëtarja ishte bashkë me të në Las Vegas javën e kaluar.

“Në të kaluarën, nëna e Jenniferit dhe Ben ishin shumë të afërt. Guadalupe e donte Benin. Ajo ishte e trishtuar kur nuk  shkonin gjërat mirë mes tyre vite më parë. Kurse, tani është e entuziazmuar që ata janë përsëri bashkë “, ka thënë një burim i afërt me Lopez për “People”.

Ky burim shtoi po ashtu se është “shumë e rëndësishme” që çdo partner i Lopez të shkojë mirë me nënën e saj, sepse ato kanë një lidhje shumë të afërt.

“Jenniferit i pëlqen që Ben dhe Guadalupe kanë kaluar kohë bashkë në Las Vegas. Ata të dy e duan bixhozin dhe u argëtuan së bashku në hotelin Wynn”, tha tutje ky burim.

Thashethemet se Affleck dhe Lopez janë përsëri bashkë filluan pasi fituesi i Oskarit ishte fotografuar duke e vizituar rezidencën e J.Lo në Los Angeles disa herë gjatë muajit prill, vetëm disa javë pasi ylli i popit dhe basketbollisti Alex Rodriguez konfirmuan publikisht fundin e fejesës së tyre.

51 vjeçarja Lopez  dhe 48 vjeçari Affleck ishin fejuar më 2002, por i prishën gjërat para se të kurorëzonin dashurinë e tyre.

Exit mobile version