UBT News

Negociatat e NATO-s me Turqinë do të marrin pak kohë, thotë Suedia

Negociatat me Turqinë për anëtarësimin e Suedisë në NATO do të marrin më shumë kohë, tha kryeministrja suedeze të hënën.

Magdalena Andersson, i tha agjencisë suedeze të lajmeve, TT, se takimi i saj me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan ishte i mirë dhe pozitiv.

“Suedia dhe Finlanda do të vazhdojnë negociatat dypalëshe dhe trepalëshe me Turqinë në të ardhmen e afërt, por këto do të kërkojnë pak kohë”, tha ajo.

Duke theksuar se ajo po priste me padurim negociatat e ardhshme me Ankaranë, Andersson tha se Suedia është një nga vendet e para që e klasifikoi PKK-në si terroriste.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO javën e kaluar, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.

Por Turqia, një anëtare prej kohësh e aleancës, ka shprehur kundërshtime ndaj ofertave për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve. YPG-ja është dega siriane e PKK-së. /UBTNews/

Exit mobile version