Në objektin e shtëpisë së shëndetit në Zhitkovc të komunës së Zveçanit në veri të Republikës së Kosovës, përveç flamurit serb e rus, shihet edhe flamuri i Republikës Popullore të Kinës.
Në këtë objekt, është shkruar edhe emri i kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiq, raporton The Geopost, përcjell KosovaPress.
Fotografitë janë bërë sot në veri të vendit.
Në disa vendbanime të tjera të komunave me shumicë serbe në veri, ditët e para të agresionit rus në Ukrainë është shfaqur shkronja Z, simbol luftarak rus.