UBT News

Ne-Yo do t’i paguajë ish-bashkëshortes Crystal Renay gati 2 milionë dollarë pas divorcit

Ne-Yo dhe Crystal Renay kanë finalizuar divorcin e tyre në vetëm pesë muaj, konfirmojnë dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Këngëtari do t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij një shumë prej 1.6 milionë dollarësh për të balancuar pronat e tyre të pasurive të paluajtshme dhe 20,000 dollarë për shpenzimet e lëvizjes, sipas TMZ.

Renay gjithashtu do të mbajë një nga katër shtëpitë e tyre në Gjeorgji.

Për më tepër, Ne-Yo ra dakord t’i jap një çek prej 150,000 dollarësh ish-bashkëshortës, në mënyrë që ajo të mund të blejë një makinë të re, pasi ai do të mbajë Bentley Bentayga-n e tyre të vitit 2022.

Këngëtari do t’i paguajë gjithashtu Renay-t,12,000 dollarë në muaj si mbështetje për tre fëmijët që ata ndajnë dhe ai do të paguajë gjithashtu çdo shpenzim që lidhet me arsimin. Ata ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

Kujtojmë se Renay paraqiti kërkesë për divorc nga Ne-Yo në gusht të vitit 2022 pasi ajo e akuzoi publikisht për tradhtinë e tij./UBTNews/

Exit mobile version