UBT News

Në United Hospital realizohen me sukses intervenimet e rekanalizimit të arteries karotide

United Hospital, spitali i përgjithshëm privat në Kosovë, realizon në vazhdimësi me sukses rekanalizimin e arteries karotide në raste tepër të komplikuara.

Kësaj here, profesori 85-vjeçar, iu nënshtrua operacionit në arterien karotide, i cili u krye me sukses dhe u përjetua prej tij si një ëndërr e shkurtër. Pas zgjimit nga narkoza, ai ishte më i lumtur se kurrë më parë.

Një hap i madh për pacientët me rrezik të lartë nga sulmi në tru.

Shkaku dhe rëndësia e stenozës së arteries karotide

Arteria karotide është një nga enët kryesore të gjakut që furnizon trurin me oksigjen dhe lëndëushqyese.  Stenoza e arteries karotide, ndodh kur kjo enë ngushtohet për shkak të grumbullimit të

pllakave aterosklerotike, të cilat përbëhen nga yndyra, kolesteroli dhe substanca të tjera.

Faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë hipertensionin, diabetin, nivele të larta të kolesterolit, pirjen e duhanit dhe predispozitën gjenetike.

Rreziqet që i kanosen pacientit

Ngushtimi i arteries karotide rrit ndjeshëm rrezikun e një insulti cerebral (apopleksi), pasi pllakëzat ose mpiksjet e gjakut mund të bllokojnë furnizimin me gjak të trurit. Një bllokim i menjëhershëm mund të shkaktojë dëmtime të rënda neurologjike ose edhe vdekje.

Shifrat e apopleksisë në Evropë, Gjermani dhe Kosovë

Në Evropë, çdo vit raportohen mbi 1 milion raste të reja të insultit. Në Gjermani, çdo vit rreth 270,000 njerëz pësojnë një insult cerebral, ndërsa në Kosovë vlerësohet se ndodhin mbi 3,000 raste në vit. Këto shifra e bëjnë apopleksinë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë dhe paaftësisë afatgjatë.

Çdo minutë vonesë në trajtim mund të nënkuptojë dëme të përhershme për trurin, thekson Prof. Dr.Krasniqi.

Simptomat paralajmëruese të sulmit në tru

Simptomat që duhet të nxisin reagim urgjent përfshijnë:

– Dobësi ose paralizë e papritur në njërën anë të trupit,

– Vështirësi në të folur ose kuptuar fjalët,

– Humbje e papritur e shikimit në njërin sy,

– Marramendje, humbje ekuilibri ose koordinimi,

Në këto raste, çdo minutë është vendimtare dhe kërkohet ndihmë mjekësore emergjente.

Metodat e trajtimit

Trajtimi i stenozës së arteries karotide varet nga shkalla e ngushtimit dhe simptomat e pacientit.

Opsionet përfshijnë:

-Trajtim medikamentoz (antiplakë, antikoagulantë, statina)

-Angioplastikë dhe stentim (hapja e arteries me balonë dhe vendosja e stentit)

-Endarterektomi karotide – metodë kirurgjikale për heqjen e pllakës nga ena e gjakut.

Metoda e Eversions Endarterektomisë

Një teknikë moderne kirurgjikale është eversion endarterektomia, ku arteria pritet, kthehet si “çorape” për të hequr pllakat dhe më pas vendoset përsëri në vend. Kjo metodë ka rezultate shumë të mira, rrezik të ulët komplikacionesh dhe rikthim të shpejtë të qarkullimit normal të gjakut në tru.

Prof. Dr Krasniqi shpjegon: “Kjo metodë kirurgjikale na lejon të heqim pllakat nga ena e gjakut me precizion të lartë, duke rikthyer menjëherë qarkullimin normal dhe duke minimizuar rrezikun e komplikacioneve”.

Pasojat e vonesës në trajtim:  Shtyrja e trajtimit të stenozës së arteries karotide rrit rrezikun e apopleksisë, e cila mund të shkaktojë humbje të përhershme të aftësive motorike, të folurit, kujtesës dhe cilësisë së jetës.

Suksesi në United Hospital

Në United Hospital, nën drejtimin e Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, kirurg vaskular me renome botërore, u realizua me sukses rekanalizimi i arteries karotide nga një stenoza e komplikuar, duke përdorur metodat më moderne kirurgjikale dhe endovaskulare, pa asnjë komplikacion. Ky sukses është dëshmi e nivelit të lartë profesional dhe teknologjisë së avancuar që ofron spitali për pacientët me sëmundje të rënda vaskulare.

Pse është e rrezikshme stenoza e arteries karotide?

Kjo gjendje është shkaktari kryesor i sulmit në tru (apopleksi), një sëmundje që prek mbi 1 milion njerëz çdo vit në Evropë, rreth 270,000 në Gjermani dhe mbi 3,000 në Kosovë. Rreziku qëndron të mpiksjet ose pllakat aterosklerotike, të cilat mund të bllokojnë papritur furnizimin me gjak të trurit.

Shenjat paralajmëruese

Dobësi ose paralizë e papritur në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur, humbje e papritur e shikimit në një sy, marramendje dhe humbje e ekuilibrit. Në këto raste, kërkohet reagim i menjëhershëm mjekësor.

Trajtimi modern

Metoda e eversion endarterektomisë është ndër më efektivet, duke pastruar enën e gjakut nga pllakat dhe rikthyer menjëherë qarkullimin normal.

Mesazhi për pacientët

Stenoza e arteries karotide është e rrezikshme, por e trajtueshme.

Mos prisni derisa të ndodhë sulmi në tru – diagnostikimi dhe trajtimi në kohë shpëton jetë, thotë Prof. Dr. Krasniqi.

Për më shumë kontaktoni përmes:

Nr i telefonit:  038 607 070

Facebook: United Hospital Prishtinë

Exit mobile version