UBT News

Në UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj

Ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj, student në nivelin Master në Fakultetin e Politikave Publike dhe Menaxhimit në UBT, mbrojti me sukses tezën e tij me temë: “Rëndësia e regjimenteve të këmbësorisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës – Një perspektivë strukturore: studim krahasimor (FSK, Ushtria Amerikane dhe NATO)”.

Ky punim, i cili u realizua me përkushtim të madh, i siguroi Major Musajt diplomën dhe gradën shkencore “Master në Politika Publike dhe Menaxhim”.

Komisioni vlerësues, i përbërë nga Prof. Dr. Hajdi Xhixha (kryetare), Prof. Dr. Arian Kadriu (anëtar) dhe Prof. Dr. Bahri Gashi (mentor), e vlerësuan këtë hulumtim si të parë në format dhe strukturën e tij në këtë fushë, duke e konsideruar si një punim serioz shkencor dhe mjaft kompleks.

Prezantimi i të gjeturave, argumentimi dhe krahasimi i hipotezave u vlerësuan me performancë të lartë akademike dhe notë maksimale, duke reflektuar një strukturë të qartë operacionale ushtarake dhe qasje profesionale në trajtimin e temës.

Major Vilson Musaj, i cili u gradua në këtë gradë më 1 korrik 2025, është emëruar Oficer për Bashkëpunim me ODC dhe Iowa (Office for Defense Cooperation – Zyra për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane) në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai vazhdon të shërbejë aktualisht në këtë departament të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe integrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Exit mobile version