UBT News

Në takimin e Sofjes, ministri Krasniqi bëri thirrje t’u mundësohet lëvizja e lirë kosovarëve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë pjesë në takimin virtual me ministrat e Tregtisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Sofjes.

Në takimin virtual të ministrave të Tregtisë, të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samtimit të Sofjes, u fol për ekonominë e gjelbër, agjendën digjitale dhe për lëvizjen e të rinjve.

Ministri Krasniqi u zotua në promovimin e politikave të ekonomisë së gjelbër, në energjinë e pastër, efiçiencën të energjisë dhe temat e mbrojtjes së ambientit, duke shtuar se për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër nevojitet një qasja integruese në politikëberje duke përfshirë shoqërinë, mjedisin dhe ekonominë, që është parakusht për politika ekonomike të qëndrueshme.

Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi u bëri thirrje përfaqësuesve të BE-së që t’u mundësohet lëvizje e lirë qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi ekonomia digjitale nuk është e plotë nëse personat dhe sidomos të rinjtë nuk lëvizin lirshëm./UBTNews

Exit mobile version