Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme janë të spitalizuar 29 pacientë si pasojë e COVID-19, e që pesë prej tyre janë konfirmuar me COVID-19 dhe 24 të tjerë me post-COVID-19. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës (ShSKUK).
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient