UBT News

Në Shqipëri, tetë të vdekur, 602 raste të reja dhe 564 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur tetë pacientë si pasojë e COVID-19, një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, një 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi dhe një 71 vjeçar nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 602 raste të reja. Rastet e reja janë nga këto bashki: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Ndërkaq janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor./UBTNews

Exit mobile version