Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka vdekur një pacient si pasojë e COVID-19. Bëhet e ditur se betejën me virusin e ka humbur një 75-vjeçar nga Tirana.
Ndërsa janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 265 pacientë.
Rastet e reja janë në: Tiranë 87, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik./UBTNews