Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Shqipëri, nga 15 tetori (e enjte) maskat do të bëhen të detyrueshme, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin! Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Studimet tregojnë se ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19.”, thuhet në postimin e Ministrisë./UBTNews