Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 13 pacientë si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 389 raste të reja dhe 497 të shëruar.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./UBTNews