Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 12 pacientë të prekur me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 809 raste të reja dhe u shëruan 551 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët nëntë pacientë janë të intubuar./UBTNews
