Luka Modric ka shprehur mbështetje të jashtëzakonshme për Ivan Scepina, një lojtar të ri kroat që pësoi një dëmtim të rëndë në kokë disa muaj më parë. Me një veprim të veçantë, Modric vendosi t’i dhurojë Ivanit “Topin e Artë” të tij, si një shenjë inkurajimi dhe solidariteti.
“Doja që ta kisha me vete për pak kohë dhe të bëja një foto me të,” tha Modric, duke shpresuar që ky gjest të jetë një nxitje për Ivanin që të vazhdojë të qëndrojë i fortë gjatë rikuperimit të tij.
Përveç “Topit të Artë”, Modric i ka dërguar Ivanit edhe një fanellë të nënshkruar prej tij, duke e mbështetur atë në këtë rrugëtim të vështirë. “Është më e pakta që mund të bëj për të mbështetur dikë që po kalon një kohë kaq të vështirë,” shtoi mesfushori legjendar i Real Madridit.
Gjesti i Modric i ka prekur thellë anëtarët e familjes së Ivanit, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre, duke theksuar se ky akt i kishte ngrohur shpirtin gjatë periudhës së vështirë të rikuperimit./UBTNews/