Ndeshja Shqipëri-Angli, e programuar për datën 28 mars në Arenën Kombëtare, rrezikohet për arsye sigurie.
Shkak është bërë zgjerimi i bizneseve në ambientet e stadiumit. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka dërguar një letër IKMT-së dhe Bashkisë Tiranë për rregullimin e kësaj situate.
“Operatorë të ndryshëm kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kërkojmë marrjen e masave për lirimin e hapësirave që bllokojnë rrugët e kalimit të tifozëve”, thuhet në letrën e FSHF-së.