UBT News

Në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë

Boksieri serb Stefan Mariç, i cili hyri në ring me këngën nacionaliste serbe “Gëzohu popull serb” – një këngë që reflekton pretendimet mbi Kosovën ka pësuar humbje të dielën në Tiranë nga boksieri shqiptar Ahmed Koçi. Koçi triumfoi në raundin e dytë të përballjes, e cila ishte pjesë e një mbrëmjeje boksit në kryeqytetin shqiptar.

Hyrja e Mariç në ring me një këngë që konsiderohet provokative ndaj Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ku shumë e kanë cilësuar si një veprim të papërshtatshëm për një ngjarje sportive. Pavarësisht tensioneve dhe mesazheve të tilla, Koçi ka arritur të sigurojë fitoren, duke i dhënë një mësim të rëndësishëm rivalit të tij në ring./UBTNews/

Exit mobile version