Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, AgroFesta, në edicionin e shtatë vjen me shumë aktivitete perimtare, kulturore dhe rekreative.
AgroFesta tash e disa vite mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën e Madhe dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre.
Festivali sivjet mbahet më 20, 21 dhe 22 gusht 2021.
Festivali mbahet me përkrahjen e Komunës së Rahovecit.
Agjenda:
Ora-11:30-Parakalimi Perimtar
12:00 – 12:55-Hapja solemne e Festivalit AgroFesta
14:00 -Hapja e Agro Tregut (Panairi)
15:00 -Sofra Krushjane
16:00 -Pjekja e Ajvarit në mënyrë tradicionale
Bërja e Turshive në mënyrë tradicionale
17:00 -Kush e Mush’ (garat në shpejtësinë e mbushjes së thasëve me speca)
20:00 – 00:00 -Koncert – Rap/Hip Hop/DJ