UBT News

“Ne punuam gjithë jetën tonë për këtë” – Banorët e një fshati në Donbas refuzojnë të largohen

E vizituar nga CNN, Galina Nikolaevna u pa teksa qante në rrënojat e shtëpisë së saj në fshatin Kamyshevakha në rajonin Donbas të Ukrainës lindore. Dy ditë më parë, disa predha ruse ranë mbi shtëpinë dhe garazhin, duke e bërë atë krejtësisht të pabanueshme.

Por Nikolaevna dhe burri i saj refuzojnë të largohen.

Si shumë njerëz atje, ata nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë mjete për të mbajtur veten, tha Nikolaevna. Asaj i është thënë se kushton 300 dollarë vetëm për të shkuar në Bakhmut, qyteti më i afërt që është nën kontrollin e plotë të Ukrainës.

Ne nuk kemi as [një] litër benzinë. Dhe pronë tonën”, tha Nikolaevna për CNN, duke qarë përpara se të vazhdonte: “Ne punuam gjithë jetën tonë për këtë”.

Ky fshat, në periferi të Popasna-s në Luhansk, është goditur rëndë nga artileria gjatë ditëve të fundit. Njerëzit këtu tani janë krejtësisht të shkëputur nga shërbimet bazë. Përpara ndërtesës së dëmtuar, u panë të vendosura disa kova, të cilat shërbenin për të mbledhur ujin e shiut./UBTNews/

Exit mobile version