UBT News

Në Prizren u shfaq premiera e filmit dokumentar “Bekim Fehmiu”

Në Prizren është shfaqur premiera e filmit dokumentar “Bekim Fehmiu”, me skenar të Fahri Musliut dhe me regji të Valmir Tertinit.

Përmes një dokumentari, ylli shqiptar i kinematografisë botërore, Bekim Fehmiu, është rikthyer në Prizren. Mbrëmjen e së hënës në kinemanë “Cineplex”, pas Tiranës, Prizreni ishte qyteti i parë në Kosovë ku u shfaq ky dokumentar. Ky projekt ka qenë ide e kahmotshme e publicistit dhe gazetarit, Fahri Musliu, i cili ka shkruar skenarin për këtë film dokumentar të metrazhit të gjatë.

Ai tha se u nevojiten katër vite, që u ngadalësuan nga situata me Covid-19, por që përmes një vullneti të çeliktë nga ekipi ia dolëm që të përmbledhim përmes tregimeve dhe rrëfimeve, copëza dhe histori nga jeta e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu i cili do të shfaqet edhe në qendra botërore si Romë e New York. Regjisori i filmit, Valmir Tertini, tregon për punën sfiduese në realizimin e këtij dokumentari, pasi kishim të bënim me një figurë komplekse, siç ishte Bekim Fehmiu, thotë ai. Ky dokumentar është xhiruar në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, si edhe Itali, prej vitit 2019.

Dokumentari për Bekim Fehmiun pritet të jetë pjesë e festivaleve të ndryshme prestigjioze mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.

Exit mobile version