UBT News

Në Prizren fillojnë vizitat sistematike mjekësore në shkolla

Në Komunën e Prizrenit nga sot ka filluar vizitat sistematike mjekësore në shkolla. Në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë, thuhet se në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” derisa zhvilloheshin vizitat mori pjesë edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Është detyrë e jona që t’i ruajmë fëmijët dhe të kujdesemi për brezat e rinj, pasi, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet i qeverisjes sonë”, tha Totaj.

Tutje u bë e ditur se ekipet e mjekëve, mësimdhënësit e nxënësit dhe ndoqën nga afër këtë proces.

Exit mobile version