UBT News

Në pritje të Nico Williams, Barcelona befason me goditjen tjetër

Barcelona është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës, duke siguruar shërbimet e yllit të ri suedez, Roony Bardghji. Anësori i talentuar i FC Kopenhagen është në rrugën drejt “Camp Nou”, me marrëveshjen që ndodhet në fazat përfundimtare.

Sipas burimeve pranë klubit katalanas të përcjellura nga gazetari Fabrizio Romano palët janë duke punuar për të zgjidhur detajet e fundit të transferimit, të cilat pritet të mbyllen brenda ditëve në vijim. Bardghji është një nga emrat më premtues të futbollit skandinav, i njohur për shpejtësinë, tekniken dhe instinktin për gol, duke tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane prej muajsh, përcjellë KosovaPress.

Barcelona ka fituar garën ndaj disa prej tyre, duke bindur 18-vjeçarin të bashkohet me projektin e rinovimit të klubit nën drejtimin e Hansi Flick. Pritet që Bardghji të bashkohet me ekipin në muajin korrik, në kohë për përgatitjet parasezonale, ku do të ketë mundësinë të përshtatet me stilin e lojës së Barçës dhe të tregojë potencialin e tij në një skenë më të madhe.

Ky transferim shihet si një hap strategjik për të forcuar repartin ofensiv me një profil të ri dhe premtues, që mund të bëhet pjesë kyçe e së ardhmes së klubit katalanas.

Exit mobile version