UBT News

Në pritje Manchester City, Kane jep detaje mbi të ardhmen e tij

Nuk do të ketë ndërrim ambienti për yllin anglez këtë verë, dhe ky është lajm jo i mirë për kampionin aktual të Premier Ligës angleze.

Ylli i Tottenham Hotspur Harry Kane e ka konfirmuar se nuk do të largohet këtë verë drejt Manchester Cityt, duke postuar në llogarinë e tij në “Twitter” lajmin që do të qëndrojë te Tottenham.

“Ishte e jashtëzakonshme pritja nga tifozët e Tottenham të dielën dhe mesazhet e shumta nga ta në shenjë përkrahje drejt meje”, tha Kane.

“Do të qëndroj te Tottenham këtë verë, dhe do të jem 100% i fokusuar për ta ndihmuar skuadrën drejt arritjes së sukseseve të ndryshme”, shtoi ai.

Kishte shumë spekulime mbi të ardhmen e Kane, për të cilin thuhej se do të largohet nga Tottenham në kërkim të një klubi me aspirata për trofe, ku City ka shprehur interesimin më serioz deri tani, duke ofruar edhe 130 milionë euro për shërbimet e tij, ofertë kjo që u refuzua menjëherë nga krerët e klubit londinez.

Exit mobile version