Komuna e Prishtinës ka marrë sot vendim për të ndihmuar me nga 50 euro çdo të infektuar me COVID-19, ndërsa me nga 100 euro pensionistët e prekur me COVID-19.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se në Kuvendin Komunal ky vendim mori 38 vota për, dhe asnjë kundër.
I pari i Prishtinës ka udhëzuar drejtorin e shëndetësisë që të fillojë procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID e që nuk ofrohen nga sistemi jonë shëndetësor.
“Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnë rreth 8 mijë pacientë me simptoma pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, shkroi Ahmeti në Facebook./UBTNews