UBT News

Në prag të një transferimi sensacional, Mbappe gati të bashkohet me Real Madridin

Kylian Mbappe, ylli i Paris Saint-Germain, është në prag të prezantimit të klubit të tij të ardhshëm dhe ndjehet i emocionuar për këtë hap të ri në karrierë. Me kontratën e tij që përfundon në fund të muajit të ardhshëm, pritet që Mbappe të bashkohet me Real Madridin.

Mbappe duket i lumtur dhe i emocionuar për këtë kalim në Santiago Bernabeu. PSG kërkon që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për shërbimet e Mbappes.

“Klubi im i ardhshëm së shpejti do të zyrtarizohet, është çështje ditësh. Jam shumë i emocionuar, jam i lumtur”.“Duhet të presim vetëm disa ditë”, ka thënë Mbappe për CNN.

Mbappe është shprehur se klubin e tij të ardhshëm do të zyrtarizohet së shpejti, duke shtuar se është në pritje të disa ditëve të mahnitshme. Konfirmimi i transferimit të Mbappes pritet të bëhet pas finales së Ligës së Kampionëve më 1 qershor, ku Real Madridi luan ndaj Borussia Dortmund./UBTNews/

 

Exit mobile version