Sot, në Tiranë është mbajtur mbledhja e radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila ka për qëllim ndërmarrjen e hapave për promovimin e komunave anëtare në zhvillimin socio-ekonomik dhe të turizmit.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë: Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaji, Gjakova nga Republika e Kosovës, Gjirokastra nga Republika e Shqipërisë, Tetova, Çairi, Gostivari nga Maqedonia Veriore, Tuzi, Ulqini nga Mali i Zi, dhe nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Presheva.
Për herë të parë këtij Unioni iu janë bashkëngjitur edhe Komuna e Bujanocit dhe ajo e Gjirokastrës.
Kryesuesi i këtij organizimi, njëherit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes rrjetit social Facebook ka thënë se është gjithmonë kënaqësi për të që të takohet me kryetarët e bashkive shqiptare.
“Është gjithmonë kënaqësi të presësh kryetarët e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, për të diskutuar se ç’mund të bëjmë më shumë e më mirë për qytetet tona. Një mirëseardhje e ngrohtë edhe për Bujanocin dhe Gjirokastrën, që na u bashkuan sot, si dy qytete që e rrisin nevojën për bashkëpunim mes nesh”, ka shkruar Veliaj./UBTNews
(Driton Hyseni, Media dhe Komunikim në UBT)