Shumica e tifozëve të futbollit e mbajnë mend francezin Samir Nasri në kohën kur luante për Arsenalin. Organizatori i talentuar spikaste për atleticizmin e tij dhe driblimet dehëse, por një muaj pasi është tërhequr nga futbolli ka pësuar një ndryshim fizik të jashtëzakonshëm.
Nasri zbriti në fushë për “Ndeshjen e Heronjve” mes legjendave të Marseille dhe një ekipi të UNICEF, duke rënë në sy për shtimin drastik në peshë.
Fotot e tij u bënë menjëherë virale, për faktin se ka vetëm një muaj i tërhequr nga futbolli profesionist, por edhe sepse është vetëm 34 vjeç.
Në këtë ndeshje, morën pjesë legjenda si Robert Pires, Marcel Desailly, Fabrizio Ravanelli, Didier Drogba, Eric Abidal, Esteban Cambiasso, Patrick Kluivert dhe Gaizka Mendieta.