Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me homologun e tij Mourad Hassine, drejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike të Tunizisë, në Paris.
Në këtë takim u diskutuan tema që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për të dy policitë.
Duke e parë nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të sigurisë globale, të dy krerët e Policisë shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në sfera të ndryshme. /UBTNews/