Në grabitjen me armë të një argjendarie në qendër të Parisit, sot u vodhën bizhuteri në vlerë dy milionë euro.
Dyqani i argjendarive “Chaumet” pranë avenysë Champs Elysees ishte sot shënjestra e një grabitësi të armatosur i cili mori mallra me vlerë gati dy milionë euro, njoftoi Zyra e prokurorit në Paris.
Le Parisien raportoi se një grabitës i armatosur, i cili grabiti bizhuteritë nga një prej dyqaneve më të vjetra të argjendarisë në Francë, iku me një skuter pas grabitjes, por më shumë detaje nuk dihen ende.
Kjo nuk është hera e parë që “Chaumet” vihet në shënjestër. Në nëntor 2009, butiku në Place Vendôme, ishte viktimë e një grabitjeje. Dëmi ishte ende mbresëlënës: 1.9 milionë euro.