Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar dje në fshatin Milloshevë të Obiliqit, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas Policës, viktima si shkak i lëndimeve ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është dërguar për tretman të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Sipas raportit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkaq, autoritetet e rendit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
