Imazhet e para të Lionel Messit me fanellë të Inter Miamit janë shfaqur në një dyqan të kompanisë “Adidas” në Nju Jork, krahas sloganit “e pamundur, po vjen”.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka zbuluar se do të shkojë në Shtetet e Bashkuara si lojtar i lirë këtë verë, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Paris Saint-Germain. Marrëveshja ende nuk është përfunduar zyrtarisht, por dyqani “Adidas” në lagjen SoHo të qytetit të Nju Jorkut duket se ka konfirmuar se gjithçka është nënshkruar, vulosur dhe dorëzuar pasi ata tashmë po përdorin fituesin e Kupës së Botës 2022 në materiale promovuese.
Dritarja kryesore e dyqanit përmban imazhe të Messit me fanellën rozë të Inter Miamit, me ekrane rrotulluese që shfaqin slloganin “e pamundur, po vjen”, krahas sloganit standard të “Adidas-it” “e pamundur nuk është asgjë”.
Megjithatë, asnjë fanellë e Inter Miamit me emrin dhe numrin e amerikano-jugorit në anën e pasme nuk është e disponueshme për t’u blerë brenda dyqanit, por pajisjet e markës së Messi-t të Miamit dhe Argjentinës janë kudo së bashku me produktet nga gama e vetë argjentinasit ‘Messi 10’, me 36- vjeçarin që ka një marrëveshje të përjetshme me “Adidas”.
Ai pritet të bëjë debutimin e tij për ekskluzivitetin e MLS-së në bashkëpronësi të David Beckham kundër Cruz Azul në Kupën e Ligës më 21 korrik.